Marrëveshja Berisha-Meta, Rama: Aleancë rublash! Synojnë konflikt social për ndryshimin e pushtetit me dhunë

“Aleancë rublash”, kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama marrëveshjen e firmosur mes PD-së dhe PL-së, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit. Në një takim me qytetarët në Ersekë, Rama akuzoi Sali Berishën dhe Ilir Metës se synojnë të krijojnë konflikt social, për ndryshimin e pushtetit me dhunë.
“Është një aleancë rublash që synon të arri aty ku u synua dhe më parë me financimin rus, në krijimin enjë konflikti social për të realizuar atë që ata nuk kanë ngurruar ta thonë asnjëherë, ndryshimin e pushtetit me dhunë. Këtu lidhet edhe historia e thikës së ngulur në shpinën e UÇK. Si shpjegohet që përfaqësuesit e PD në qeveri në atë kohë, bashkohen me delegacionin rus në KE dhe votojnë një rezolutë ku akuzohet Shqipëria si vendi ku UÇK shkulte organe njerëzish dhe i trafikonte për të fituar para. Dhe ka akoma, të jeni të bindur se nuk ka si shpjegohet as kjo sot. Kur e gjithë bota e di nga vjen e keqja, këta çdo orë i thonë shqiptarëve që e keqja nuk vjen nga Kremlini, por Edvini. Orë e minutë shpifin e gënjejnë”, tha Rama.
Berisha dhe Meta firmosën marrëveshjen më 27 tetor, ku përfshihet edhe dalja në zgjedhjet lokale me një kandidat të përbashkët, që do të dalë nga primaret.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




