Çmimi i ri i energjisë/ Rama: Mbajmë inflacionin më të ulët në rajon! Rrisim gjobat për bizneset e mëdha

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me fermerët në Bulqizë, komentoi vendimin e publikuar këtë të premte nga Enti Rregullator i Energjisë, ku u vendos që në muajin nëntor dhe dhjetor do të aplikohet çmimi 44 lekë për fashën mbi 800 KË/orë. Për Ramën duhet ta respektojmë vendimin pasi në këtë mënyrë mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit. Rama theksoi se qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbrojë financiarisht familjet dhe biznesin e vogël. 

“Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 nga 42, pra prapë është rrit, por ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë qoftë për familjarët qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu mbajmë inflacionin më ulët se vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur dhe nuk e ndalojmë dot por mund ta zbusim”, tha Rama.

Rama njoftoi rritje të gjobave për biznesin e madh me qëllim mosshmangien e taksave. Rama tha se  qeveria do marrë një pjesë nga fitimet e bizneseve të mëdha për t’ia dhënë njerëzve në nevojë, siç janë nënat që marrin ndihmë ekonomike dhe me deri në 3 fëmijë.

“Do t’i rrisim në mënyrë të ndjeshme gjobat por jo për biznesin e vogël, por ama biznesit të madh po. Mos u sill në mënyrë të kundraligjshme, do vihet gjoba tamam që të marrësh vesh, dhe këtë na kanë thënë dhe publiku në këshillimin kombëtar. Do i rrisim që mos bëjnë shmangie nga taksat. Do u marrim një pjesë të fitimeve dhe do u a japim atyre që e kanë nevojë, siç janë gratë me ndihmë ekonomike dhe kane dy, 3 fëmijë”, tha Rama.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme