Inceneratorët/ Gazment Bardhi në SPAK: Nuk janë përmbushur pritshmëritë e PD, të përfundojnë hetimet

Politikë | 4 vite më parë

Deputeti demokrat Gazment Bardhi është paraqitur këtë të premte në SPAK si kallëzues mbi çështjen e Inceneratorëve. Në një dalje për mediat Bardhi tha se SPAK nuk i ka përmbushur akoma pritshmëritë e PD për zbardhen e çështjes, për aq kohë sa sipas tij  përgjegjësit janë ende të lirë. Teksa shprehu besimin tek SPAK, e inkurajoi këtë institucion që të vijojë hetimet për aferën në fjalë.

“Sot isha në cilësinë e kallëzuesit për inceneratorin e Elbasanit, i cili me sa duket është duke përparuar në hetime, edhe  pse pas 2 viteve nuk ka përfunduar ende. I kemi dhë besim SPAK i cili duhet të na e ktheje pas me hetimet e bëra. Qytetarët presin rezultate konkrete jo vetëm për 3 inceneratorët qe janë afere e pastër korruptive , por edhe për aferat e tjera që janë denoncuar në SPAK.

Kam kërkuar që të merren në cilësinë e provës edhe materialet dhe gjetjet e komisionit hetimor. Ka pasur një shtesë në kallëzim nga PD mbi bazën e punës se bere në komision dhe kam kërkuar që konkluzionet e këtij komisioni të jenë dosjes hetimore.  Personat e kallëzuar fillojnë nga Rama deri te personat që kanë nënshkruar dhënien me koncesion.

Nuk janë përmbushur pritshmëritë pasi sa kohë që personat pergjegjës Rama, Agaci Gjiknuri dhe Ahmetaj janë të lirë pa asnjë përgjegjësi, ndërkohë që kanë përgjegjësi ligjore. E rëndësishme është që SPAK po heton, ka besimin e opinionit publik, ka edhe besimin tim personal kështu që e nxis të shkoj deri në fund për këtë aferë apo dhe të tjerat”, tha Bardhi.

Bardhi ka denoncuar në mënyrë të herëpashershme atë të cilën e ka cilësuar si afera e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, pas të cilave ai pretendon se qëndron Kryeministri Rama, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Një ditë më parë, ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi  u paraqit në SPAK po për çështjen e inceneratorit të Elbasanit dhe u shpreh se dorëzoi dokumente të reja në lidhje me këtë aferë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme