Rama sqaron udhëtimet me Charter: Çfarë neverie me llogaritë dhe baltat që hedhin non-gratat

Akuzat e Sali Berishës se kryeministri ka kryer në 127 udhëtime me ‘Charter’ duke i kushtuar shqiptarëve 19 milionë euro, Edi Rama i ka cilësuar si deklarata neveritëse të kryera nga një person i shpallur ‘non grata’ për korrupsion.
Rama sqaron se akuzat janë ‘baltë’ që hidhen nga persona që prej vitesh e akuzojnë atë për të njëjtin gjë, për përdorimin e avionit për udhëtime pune. Teksa sqaron se avioni i tij nuk është “charter komercial”, Rama rikthekson se bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithhershëm të qeverisë.
“Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!
Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithë hershem të qeverisë!
Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!”, shkruan Rama në Twitter.
Pas publikimit të disa dokumenteve nga sistemi TIMS nga hackerat iranian “Homeland Justice” të udhëtimeve të kryeministrit Edi Rama, Sali Berisha i ka shfrytëzuar për të hedhur akuza dhe ‘bërë llogari’ se sa i kanë kushtuar shqiptarëve. Sipas Berishës, kryeministri ka krye 127 udhëtime me charter që kushtojnë 19 milionë euro.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




