Këlliçi kandidat për Tiranën? Berisha: Ka shprehur dëshirën, por do ta përcaktojnë primaret

Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, sikurse dhe bashkive të tjera, do dalë nga primaret. Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike, i zgjedhur nga Rithemelimi, Sali Berisha, por duke pranuar se Belind Këlliçi ka shprehur ambicien për të kandiduar në primare.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e PL-së, Ilir Meta, për zgjedhjet vendore, Berisha theksoi se koalicioni i tyre mbështet primaret dhe se çdo kandidat do të dalë prej këtij procesi.
“Kandidati për qytetar të parë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, do dalë nga primaret dhe ky koalicion mbështet primaret. Unë vlerësoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembullt në histori9në e këtij vendi që synon t’i japë fund kryetarokracisë dhe të përmbysë praktikat e vjetra të zgjedhjes së përfaqësuesve. Zoti Këlliçi është njëri nga ata që kanë shprehur dëshirën, unë e përgëzoj plotësisht, sikundër përgëzoj secilin personalitet të partisë apo shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës, apo funksione të tjera”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




