Rama vizitë në Abu Dabi, takon presidentin e Emirateve të Bashkuara

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Abu Dabi ku do takohet me presidentin e Emirateve të Bashkuara Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Rama teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook dhe pamje teksa ka zbritur nga avioni. Vizita e Kryeministrit Rama në Abu Dabi vjen fill pas vizitës që zhvilloi në Izrael ku u takua me kryeministrin izraelit Yair Lapid dhe presidentin Isaac Herzog.

“Pas Izraelit, një gjysëm dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme