Meta reagon pas dekretimit të datës për zgjedhjet vendore: 14 Maji, dita e dërrmimit të regjimit monist

Politikë | 4 vite më parë

Një ditë pasi Presidenti Bajram Begaj dekretoi 14 majin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 2023, ka reaguar dhe Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ky i fundit me anë të një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se 14 maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri.

Meta premton se Partia e Lirisë do të garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë gjithashtu fuqia kryesore e zërit të qytetarëve.

“14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë. Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar. Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes”, shkruan Meta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme