Berisha: Rama po përpiqet t’i manipulojë zgjedhjet vendore, por PD nuk do t’i bojkotojë

Politikë | 4 vite më parë

Në emisionin “Pa censurë” në RTSH, gjatë in5tervistës me gazetaren Elona Meço, Berisghaq deklaroi se [pavarësisht përpjekjeve të qeveriosë për të manipuluar zgjedhjet, PD nuk do t’i bojkotojë. Sipas tij, ky është dallimi esencial mes asaj PD që ishte dhe kësaj që është sot.

“Kjo qëndron në betejë dhe regjistron çdo hap të Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet si parti shtet. Ai e nisi garën si parti shtet, duke mbledhur me detyrim gjimnazistët etj., etj. Këto do të jenë përcaktuese në qendrimet  tona, por ne nuk bojkotojmë.”- deklaroi Berisha.

Ai thekson se PD hyn në këto zgjedhje për të fituar.  

Elona Meço: Pak ditë më parë ju folët për nisjen e manipulimit të zgjedhjeve nga qeveria, por siguruat që PD nuk bojkoton. A mjafton për ju të thuhet vetem “e rëndësishme është pjesëmarrja, do të fitoj herës tjetër”? 

Sali Berisha: Nuk dorëzon beteja Partia Demokratike. PD është në betejë. Ky është dallimi esencial mes asaj PD që ishte dhe kësaj që është sot. Kjo qëndron në betejë dhe rregjistron çdo hap të Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet si parti shtet. Ai nisi garën si parti shtet, duke mbledhur me detyrim gjimnazistët etj., etj. Këto do të jenë përcaktuese në qendrimet  tona, por ne nuk bojkotojmë.

Elona Meço: Cili është një rezultat i kënaqshëm për ju në zgjedhje?

Sali Berisha: Fitorja!

Elona Meço: Çfarë quhet fitore? Që nëse mbeten 61 bashki ju të merrni shumicën?

Sali Berisha: Fitorja është numër dhe cilësi.

Elona Meço: Pra, kërkoni Tiranën, Durrësin, Shkodrën sigurisht?

Sali Berisha: Pa diskutim. Kush ta marrë Tiranën? Një gënjeshtar i lindur dhe një hajdut si Erion Veliaj, që të vetmin mjet fushate ka mashtrimin dhe intrigën, por që tani po i’a bën dhe Edi Ramës, por nuk më intereson. E vetmja gjë që nuk më pëlqen këtu është se ky njeri m’u bashkëngjit edhe kundër Fatos Nanos. Edi Ramën e dua përballë vetëm.

Elona Meço: Po e ftoni sërish zotin Veliaj që t’ju bashkohet për të rrëzuar Ramën si Nanon?

Sali Berisha: Atëherë më ndihmoi se u vesh si nuse.

Elona Meço: Jo, atëherë ju ndihmoi se bëri protesta në fakt.

Sali Berisha: Ke harruar paradën e nuseve para kryeministrisë?

Elona Meço: Jo, nuk kam harruar kur ju takoheshit me zotin Veliaj në Rogner dhe bashkëpunonit me zotin Rama për këtë çështje.

Sali Berisha: Kur hiqte fustanin unë e takoja, por ai bëri paradën e nuseve. U vesh me 24 shokë si nuse.

Elona Meço: Kjo ishte koha kur zoti Nano u martua me Xhoana Nanon dhe ju e akuzonit, por kjo është një gjë tjetër. Nëse përsëritet 6 marsi dhe PD del e ndarë, ju me një logo, pala tjetër me logon zyrtare?

Sali Berisha: Jo, logon zyrtare e kemi ne. Ka vendim gjykate për logon.

Elona Meço: Por KQZ nuk e njeh.

Sali Berisha: Nuk e njeh Edi Rama. Por një vendim gjykate ekziston. Derisa nuk ka një vendim të dytë, ai është në fuqi. Dhe nuk mund të ketë një vendim të dytë veç atij.

Elona Meço: E kuptoj që do të ketë konflikt edhe për këtë, por nëse PD del e ndarë, çfarë përgjegjësie do të keni ju?

Sali Berisha: Treni i saj nuk ka të ndalur, PD po bën çdo përpjekje që të bashkohet me çdo demokrat, por ne betejën e kemi me Edi Ramën. Përgjegjësitë janë statutore. Statuti thotë “nëse nuk fitohen zgjedhjet lokale, kryetari i PD shkon në votëbesim dhe do të respektohet plotësisht. Nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme, ai jep dorëheqjen e pakthyeshme.

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme