Samiti i Ballkanit Perëndimor, Balluku: Siguria energjetike në fokus të çdo diskutimi

Politikë | 4 vite më parë

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se Samiti i Ballkanit Perëndimor nën ombrellën e procesit të Berlinit ishte një tjetër iniciativë e rëndësishme e zhvilluar në tetor.

Balluku deklaron se energjia dhe siguria energjetike janë në fokus të çdo diskutimi. Sipas Ministres, kriza energjetike që ka mbërthyer botën, ka nxjerrë në pah nevojën për bashkëpunim mes të gjitha shteteve për të bashkëpunuar për përballimin me sa më pak kosto të krizës. Balluku vë theksin te një axhendë e përbashkët, pasi sipas saj vetëm kështu mund të kapërcehet sfida.

“Në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku krahas Ministrave të Energjisë të vendeve të rajonit, ishin të pranishëm edhe ministra të vendeve të BE, si Gjermania, Greqia. Energjia dhe siguria energjetike janë sot në fokus të çdo diskutimi. Kjo situatë ka nxjerrë në pah edhe një herë nevojën për një bashkëpunim sa më të gjerë mes të gjitha shteteve për përballimin me sa më pak kosto të kësaj krize të cilës deri më sot nuk i ka shpëtuar asnjë vend. Vetëm përmes një axhende të përbashkët do të mund ta kapërcejmë edhe këtë sfidë. Kënaqësi të ndaja me kolegët hapat që Shqipëria ka hedhur në këtë sektor përmes një sërë projektesh të cilat do të rrisin kapacitetet prodhuese të vendit tonë duke e kthyer atë në një eksportues neto të energjisë”, tha Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme