Gjiknuri: Nëse PD s’do kishte shitur HEC-et sot nuk do e ndjenim nevojën e fashës 800 kwh

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ka hedhur akuza nga PD se kur ishte në pushtet i shiti HEC-et e vendit nën vlerë duke shkatërruar sistemin energjetik shqiptar. Gjiknuri tha se nëse kjo nuk do të kishte ndodhur, sot qeveria nuk do të ishte e detyruar që të vendoste një fashë mbrojte deri në 800 kwh.
Gjiknuri tha se kjo fashë është e përkohshme dhe reflekton një krizë botërore dhe nuk bëhet për të ngarkuar konsumatorin shqiptar.
“Kjo është fashë e përkohshme për një periudhë shumë të kufizuar dhe nuk ka për qëllim të ngarkojë konsumatorin. Kjo reflekton një krizë, e kemi bërë që të mbrojmë biznesin prodhues dhe të ndihmojmë konsumatorin, koston e ka mbajtur qeveria. Me privatizimin e OSHEE dhe falimentin e saj çmimi i energjisë do shkonte i lartë që në atë kohë, ne e futëm në privat dhe e rikthyem në punë, sektori sot ka ulur sasinë e humbjes dhe kjo ka ndihmuar qytetarët shqiptarë. Ju shitët hidrocentralet e rinovuar nën vlerë dhe ky është një krim që i keni bërë sistemit të energjisë, po ti kishim sot ato HEC-et nuk do të ishte fare kjo fasha. Mos spekuloni më me fashën”, tha Gjiknuri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



