Presidenca çeke: Asnjë diskutim për rikthimin e vizave për Shqipërinë

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka përjashtuar se ka në shqyrtim pezullimin e regjimit pa viza me Serbinë dhe Shqipërinë. Televizioni publik pyeti presidencën çeke pas një narrative mediatike që i referohej dokumenteve të saj të cituara fillimisht në mediat çeke e më pas ato europiane. Përgjigja e presidencës çeke përmes Ministrisë së Jashtme të Çekisë nuk lë asnjë dyzim për ndërmarrjen e një akti të tillë.
“Pezullimi i regjimit pa viza me Serbinë dhe Shqipërinë është vetëm një nga mjetet e mundshme për parandalimin e rritjes së imigracionit të paligjshëm përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor; megjithatë nuk po shqyrtohet për momentin”, ka thënë presidenca çeke.
Javën e kaluar mediat iu referuan një raporti sipas tyre të presidencës çeke që propozonte praktikën, e cila do të diskutohej në Këshillin Europian. Para dhe pas mbledhjes së Këshillit, u bë e qartë se një praktikë e tillë nuk ishte vendosur, pavarësisht shqetësimit të Frontex për rritjen emigracionit nga rruga ballkanike. Autoritetet shqiptare, sqaruan po ashtu qytetarët se nuk ekzistonte një rrezik i tillë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



