Kriza energjetike, Balluku: Opozita e rublave me arrogancë u kërkon njerëzve të mos kursejnë

Politikë | 4 vite më parë

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku teksa sqaronte vendosjen e fashës 800 kwh për mbrojtjen nga çmimi i lartë i energjisë, është shprehur e indinjuar nga arroganca që opozita po tregon duke i kërkuar njerëzve që të mos kursejnë por tallen me thirrjet e qeverisë.

Balluku tha se është e pashpjegueshme sesi opozita kërkon debat për faktin që ERE vendosi të mos e aplikojë fashën 800 kwh, ndërsa akuzoi atë se për fakt të saj sistemi energjetik shqiptar u copëtuar dhe shkatërruar për vite të tëra.

“Kjo opozitë të dilte një herë dhe të shpjegonte si u copëtua sistemi elektro-energjitik shqiptar. Si u vendos të shkëputeshin nga zinxhiri i prodhimit katër hidrocentrale në jug.  Dhe nga ta përfitojnë sot kompani private. Sot na duhet të dalim me importe dhe të plotësojmë kërkesën e tregut. Sot përballemi me situatë thatësire dhe çelësi i suksesit për të përballuar këtë krizë është kursimi. Ju vazhdoni të talleni dhe dezinformoni njerëzit. Sot po minoni një nga aktivitetet më të rëndësishme, kursimin e energjisë dhe jeni të investuar të gjithë për të ndaluar këtë proces. Nga 1-17 tetor kemi 5% më pak konsum krahasuar me një vit më parë. Kjo vjen nga sjellja e qytetarëve që ju i nxisni të mos i marrin parasysh masat e kursimit. Ju jeni opozita rublave. Ju po i bëni thirrje njerëzve që të mos kursejnë. Ne themi kurseni, fikni dritën, mbyllni derën e frigoriferit. Ju i thoni të mos kursejnë. Kjo është arrogancë”, tha Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme