Pedagogët në protestë, Rama: Bëhet nën udhëheqjen e non-gratave! S’është menduar asnjëherë të bëhet veting për akademikët

Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se nuk do të bëhet veting i pedagogëve dhe as nuk është menduar ndonjëherë. Ka qenë opozita që ka artikuluar se qeveria kërkon të bëjë veting të pedagogëve, por Rama u shpreh se kjo as është thënë dhe as është menduar.
Lidhur me protestën kombëtare që do të zhvillojnë sot pedagogët, Rama tha se kjo bëhet nën udhëheqjen e non-gratave dhe shiksave që janë në krye të sindikatës së tyre.
Kryeministri përsëriti edhe një herë se nuk do të ketë tjetër rritje rroge për pedagogët deri pas dimrit ku do të bëhen bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike.
“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh, nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar! Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!”, shkruan Rama.
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve do të zhvillojnë sot protestë kombëtare ku kërkojnë rritje të pagave.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



