Berisha: Protestat e PD-së do të mbushin sheshet me qytetarë

Sali Berisha, deklaroi sot në një takim me kryetarët e degëve se protestat e PD-së do të mbushin sheshet me qytetarë. Sipas tij, demokratët nuk mund të pajtohen me këtë gjendje, sepse qeveria dhe Edi Rama po kalojnë nga një skandal në tjetrin, nga një mashtrim në një mashtrim tjetër, nga një vjedhje në një vjedhje tjetër.
“Do mbushim rrugë e sheshe e do përballemi me këtë qeveri që kalon nga skandali në skandal. Jemi në rrezik absolut për rikthimin e vizave, sepse ky mendon për trafikantët e klanet e tij. Pasaporta e florinjtë është arsyeja pse shqiptarët do humbin vizat”,- tha Berisha.
Ai njoftoi se Tirana, Durrësi dhe Elbasani, do të votojnë të parët për primaret për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm dhe më pas qytetet e tjera.
“Në këto primare ne jemi të hapur për çdo anëtar apo simpatizant të PD-së, që të kandidojë dhe cilido që mendon se këto janë vetëm për anëtarët, ju them që janë edhe për simpatizantët. Ata janë të lirë të vijnë e të votojnë bashkë me anëtarësinë tonë. Duhet të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë i suksesshëm”,- tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




