Rama: S’ka gjasë të rikthehen vizat për Shqipërinë! Nongrata nuk ka shans të hiqet

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit, që deklaroi këtë të martë se Çekia do të rikthejë regjimin e vizave për Shqipërinë.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se një gjë e tillë nuk ka asnjë gjasë të ndodhë, teksa atakon kreun e PD-së, Sali Berisha duke shkruar se “as non grata nuk ka shans të hiqet.

“Të gjithë e dinë se kujt i është vënë viza në Shqipëri, askush mos çuditet si e qysh përhapet thashethemi se BE-ja do kthejë regjimin e vizave! Nongrata nuk ka shans të hiqet, vizat nuk ka gjasë të vihen dhe opozita e rublave sado të japë shpirt s’ka për të hequr dorë rubla çorba”, shkruan Rama në Twitter.

Drejtoresha e komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat tha se Çekia, vendi që mban Presidencën e BE deri në fund të vitit, ka kërkuar që Shqipërisë bashkë me Serbinë, t’u kthehet regjimi i vizave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme