Regjistrimi i simpatizantëve të PD për të votuar në primaret, zbardhet udhëzimi i kryesisë

Politikë | 4 vite më parë

Mbajtja e primareve të hapura në PD për përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet vendore të 2023 kanë bërë që kryesia të dalë me udhëzues.

Në udhëzuesin e PD përcaktohet mënyra e regjistrimit të simpatizantëve të cilët duhet të paraqiten ën degët e PD dhe të plotësojnë formularët me të dhënat e kërkuara. Nëse të dhënat nuk rezultojnë të rregullta, emri i tyre nuk do të pasqyrohet në listën e votuesve.

Më pas do të jetë detyrë kryetarit të grupseksioneve dhe degëve të partisë që të pasqyrojnë regjistrimin e simpatizantëve në regjistrin e votuesve të PD.

Udhëzuesi

  1. Nisjen e procesit të regjistrimit të simpatizantëve të Partisë Demokratike, në të gjitha degët e Partisë Demokratike, të cilët duan të regjistrohen si votues në Primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore 2023.
  2. Kryetari i seksionit në bashkërendim me seksionin dhe Kryetarin e Grupseksionit, në përputhje me nenin 25 dhe 27 të statutit, bën regjistrimin e simpatizantëve në Degën (bashkinë) ku voton, duke plotësuar formularin personal të simpatizantit sipas shtojcës 1. Simpatizanti mban kundra biletën e regjistrimit e cila është e vlefshme deri në momentin e pajisjes me kartën e simpatizantit.
  3. Simpatizanti regjistrohet duke plotësuar në mënyrë korrekte të dhënat e kërkuara në formularin e simpatizantit. Plotësimi i formularit të simpatizantit me të dhëna jo të sakta mund të sjellë mos pasqyrim e emrit të tij në listën e votuesve.
  4. Në të njëjtën kohë Degët, në nivel seksioni dhe grup seksioni, luajnë një rol aktiv ne përditësimin e regjistrit të simpatizantëve. Bazuar në të dhënat historike të degës për profilizimin e votuesve, seksionet dhe grup seksionet e degës marrin kontakt dhe i ftojnë të gjithë simpatizantët si dhe votuesit potenciale të PDSH-së, të regjistrohen në Primaret e PD.
  5. Degët e Partisë Demokratike marrin të gjitha masat logjistike për regjistrimin e simpatizantëve. Konkretisht, degët sigurohen që simpatizantët dhe votuesit potencial cilët janë banorë të territorit të degës:
  6. Te jenë kontaktuar te gjithë për t’u bere pjese e procesit zgjedhor të Primareve
  7. Te kenë informacion e duhur se ku (ne cilën adrese, vendndodhje fizike) dhe si (ne cilën mënyrë), duhet aplikuar për te plotësuar formularin e simpatizantit,
  8. c.Te kenë asistencën përkatëse gjatë plotësimit to formularit, nëse ata e kërkojnë një gjë të tillë;
  9. 6 Degët hedhin të dhënat e regjistrimit te simpatizantëve në regjistër sipas shtojcës 2 dhe më pas i përcjellin ato, pa ndryshim, ne Qendër. Degët raportojnë çdo dite për mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit te simpatizantëve dhe dërgojnë në format elektronik shtojcën 2, të plotësuar, pranë Sekretariatit Organizativ dhe te Burimeve Njerëzore të PDSH ([email protected])
  10. Sekretariati Organizativ dhe i Burimeve Njerëzore, në konsultim dhe bashkëpunim te ngushtë me degët, ndërton dhe përditëson regjistrin e simpatizantëve sipas degëve, se bashku me të gjitha informacionet përkatëse shoqëruese te këtij regjistri. Për të mundësuar finalizimin e regjistrit te simpatizantëve për çdo degë, regjistrimi i simpatizantëve ndërpritet 5 ditë përpara datës se shpallur së Primareve;
  11. Degët e Partisë Demokratike marrin masa për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të simpatizantëve, duke administruar regjistrin e simpatizantëve me të njëjtat rregulla dhe procedura me te cilat administrohet regjistri i anëtarësisë së degës;
  12. Ngarkohet Sekretariati Organizativ dhe Burimeve Njerëzore dhe Degët e Partisë Demokratike, për zbatimin e këtij vendimi;
  13. Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme