Sulmet kibernetike, Kim takon Peleshin: Bashkëpunim në forcimin e mbrojtjes, dënojmë ndërhyrjet e Iranit

Politikë | 4 vite më parë

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim është takuar me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi ku në fokus të bisedimeve ka qenë forcimi i mbrojtjes kibernetike dhe mbështetja që SHBA do të jap në këtë fushë. Kim tha se SHBA i ka dënuar sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri dhe se do të mbështesë gjithmonë aleatin e saj Shqipërinë.

“U takuam sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri në fushën e mbrojtjes, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë. Liderët e SHBA, duke përfshirë edhe Sekretari i Mbrojtjes Austin Lloyd në ministerialin e NATO-s në tetor e kemi bërë të qartë se dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s.

SHBA do të mbështesë gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, shkruan Kim në Twitter.

Shqipëria u përball me sulme kibernetike, ku fillimisht u sulmuan sistemet qeveritare, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara. Më pas, më mbrëmjen e 9 shtatorit u sulmua sistemi TIMS. Shqipëria bëri përgjegjës Iranin për sulmet, duke ndërprerë edhe marrëdhëniet diplomatike me vendin. Për sulmet edhe Presidenti Bajram Begaj mblodhi Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme