Negociatat për kandidatë të përbashkët për ‘Vendoret 2023’ pa rezultat, Paloka pas takimit me Bardhin: Ka vullnet mes palëve

PD ka nisur bisedimet mes vetes për t’i dhënë fund përçarjes së tyre ose të paktën të bashkohen për zgjedhjet vendore 2023. Negociatat e para, që i janë besuar Edi Palokës i zgjedhur nga grupi i Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit, i zgjedhur nga grupi i Enkelejd Alibeajt, nuk kanë dhënë një rezultat konkret, por kanë treguar vullnetin e palëve për të dalë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.
Takimi që u zhvillua larg ‘syve’ të medias në një ambient përballë Parlamentit zgjati për më shumë se një orë, ku vetë Gazmend Bardhi zgjodhi të mos bëjë asnjë prononcim për mediat.
Nga ana tjetër Edi Paloka tha se ka një vullnet për të dalë me kandidat të përbashkët dhe se negociatat nuk kanë dështuar.
‘Ju thash kur të kemi diçka për ju do t’ju njoftojmë. Nuk ka dështuar takimi, është vullneti i përbashkët për të dalë më një kandidat. Të lutem kaq për sot’, tha Paloka.
Në fokus të bisedimeve është dalja e PD-së me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore 2023, një tentativë që bëhet për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet lokale.
Më herët, Bardhi tha se as nuk do të vejë kushte dhe as nuk do të pranojë kushte nga pala tjetër, ndërsa Berisha ka theksuar se nuk heq dorë nga primaret e hapura në parti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




