Zgjedhjet vendore/ PS nis takimet në terren, Rama: Tatim për prodhuesit e energjisë, në fundvit bonus për pensionistët

Politikë | 4 vite më parë

Përmeti është qyteti që Kryeministri Rama ka zgjedhur për të nisur takimet në terren për zgjedhjet vendore të 2023. Teksa ka bërë një pasqyrë të plotë të ndikimit që lufta në Ukrainë ka patur në vendin tonë, Rama u shpreh se qeveria ka bërë të pamundurën që të mbrojë nga pasojat qytetarët shqiptarë. Rama u shpreh se inflacioni i luftës nuk është një forcë që qeveria mund ta asgjësojë, por do të mundësojë lehtësimin e barrës.

“Më kujtohet në çfarë gjendje depresioni ishte këtu. Vetëm legjenda e qytetit të trëndafilave kishte mbetur. Por s’kishte asnjë segment 100 metra për të ecur pa ebërë fjalë të shmangie ndonjë gropë. Me një okupim shtretërish 10-15 %, 5%. Sot jemi në një situatë krejt tjetër. Si për çdo gjë, në këtë moment në vendin tonë, nëse krahasohemi me nga ku u nisëm, jemi nata dhe dita. Nëse shohim ku duam të mbërrijmë, jemi ende në të gdhirë. Ama një gjë është e sigurt, që Përmeti dhe në tërësi të gjitha zonat që po zhvillojë turizmin falë njerëzve si ju,. Ajo që programojmë ne mbetet relative nëse ajo që bëjnë njerëzit nuk është absolute.

Inflacioni i luftës nuk është një forcë të cilën mund ta asgjësosh. Nuk është një prodhim I brendshëm. Është një flamë e cila vjen dhe faktikisht e mbështjellë të gjithë vendin, sepse ka mbështjellë të gjithë kontinentin. Nuk e ka provokuar qeveria. Ne jemi këtu dhe qeveria është aty sepse ka marrë besim dhe përgjegjësi për të bërë të pamundurën për  të lehtësuar këtë barrë. Në rast se ne nuk do kishim mbrojtur çmimin e energjisë elektrike në të gjitha strukturat tuaja, pjesë më e madhe e juaja, do kishte falimentuar. Shikoni se çfarë ndodh në vende shumë më të përparuara se sa ne. Ja ku është Italia. Çdo ditë mbyllen biznese, hotele, sepse nuk përballojnë dot më faturën e energjisë. Të mbrojmë deri në fund familjet dhe biznesin e vogël, është jetike për ne. Madje të bëjmë diçka më shumë për sipërmarrjet e mëdha që nuk e kanë të lehtë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë bëri me dije se po diskutohet vendosja e një tatimi për prodhuesit e energjisë. Sipas Ramës, ky tatim do të jetë i jashtëzakonshëm.

“Ne po diskutojmë një tatim për prodhuesit e energjisë. Ne dialogojmë me ta duke ndjekur direktivën europiane, sepse prodhuesit e energjisë, kanë fitime marramendëse, të cilat vijnë nga fati. Fitime të fatit sepse nuk kanë bërë padashje për të pasur shumëfishin e fitimeve. Prandaj do paguajnë një taksë, një tatim shumë më të lartë. Sepse është një tatim i ajshtëzakonshëm, ku nuk është e mundur që një grup njerëzish, kompani të mëdha që kanë investuar për strukturat e prodhimit të energjisë të nxjerrin fitime marramendëse ndërkohë që ne diskutojmë që këto 3 muaj nuk i rrisim dot sa duhet pagat e zjarrfikëseve. Llogaria nga pengoi ta bënim që tani.

Njerëz që hidhen në zjarr. Prandaj taksa, që ne duam të vendosim është jo një taksë për të rritur të ardhurat në mënyrë abstrakte, por për tu kaluar nga prodhuesit te njerëzit drejtpërdrejtë”, tha Rama, ndërsa njuoftoi gjithashtu se qeveria ka bërë gati bonusin për pensionistët në prag të fundvitit. Më tej ai shtoi se qeveria do mbështesë nismat në turizëm dhe agro-turizëm dhe shprehu bindjen se brenda 10-vjeçarit Shqipëria do jetë një nga vendet më agro-turistike të Mesdheut.

“Sot kemi rritje pensioni me 10% por nuk mjafton, prandaj kemi bërë gati bonusin për pensionistët në prag të fund vitit.  Zerim taksës për të gjitha pagat deri në 500 mijë lekë.  Të gjitha këto nuk e zhdukin inflacioni por zbusin efektin e tij. Do vazhdojmë të mbështesim të gjitha nismat në turizëm dhe agrioturizëm. Vetëm pak vite pas kësaj politike të re për nxitjen e agroturizmit dhe mbështetjen e bujtinave të reja, kemi një fillim të një lulëzimi të një industrie të turizmit. Në këtë 10-vjecccar do jemi një nga vendet më agroturistike të Mesdheut dhe e di me kë konkurroj. Do jemi”, tha Rama.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme