Rama takon ish udhëheqësin e UÇK-së: Liria ka emër

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të hënë ish-udhëheqësin e UÇK-së, Fatmir Limaj. Në Facebook, Rama ka publikuar një foto me Limajn, teksa shkruan: “Liria ka emër”.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur më shumë se njëherë mbështetjen e tij ndaj ish- drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rrëzojë raportin e Dick Martyt dhe që akuzat ndaj UÇK-së, për trafik të paligjshëm të organeve njerëzore, të shpallen të pabazuara.

Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij në Strasburg më 12 tetor, nga ku e konsideroi  ‘fake news’ raportin e Dick Martyt dhe “dështim të turpshëm të diplomacisë ndërkombëtare, që duhet zhbërë pa humbur kohë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme