VIDEO/ Rama kritik me BE, Scholz i përkthen në anglisht premtimin: Edi thashë se do mbështesim Ballkanin Perëndimor

Kërkesat dhe kritikat e kryeministrit Edi Rama ndaj BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor gjatë krizës energjetike dhe të mos e braktisë atë siç bëri me pandeminë e COVID-19 nuk ranë në vesh të shurdhët. Mes të qeshurave por edhe premtimeve, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tha se BE do i qëndrojë pranë Ballkanit Perëndimor gjatë fjalimit të tij në gjuhën gjermane në kongresin e Partive Socialiste Europiane në Berlin.
Pas këtij zotimi, mes batutave, kancelari gjerman i drejtohet kryeministrit Rama duke i thënë në anglisht se Ballkani nuk do të lihet vetëm.
‘Edi (i drejtohet kryeministrit që ishte ulur në sallë) sapo thash që ne do t’u qëndrojmë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor (qesh).’- u shpreh kancelari Olaf Scholz, që shkaktuan edhe të qeshura në sallë.
Ky moment është shpërndarë me nota humori edhe nga vetë kryeministri Edi Rama i cili shkruan krahas videos: “Ai momenti kur drejtori ta përsërit para kolektivit që do marrësh honorar për punën jashtë orarit”
Më herët në fjalën e tij, Rama kërkoi nga BE që të mbështesë Shqipërinë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID.
Kongresi i Partive Socialiste Europiane u zhvillua më 14 dhe 15 tetor në Berlin, ku pjesë ishte Partia Socialistë e Shqipërisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




