Zgjedhjet vendore, socialistët nisin organizimin elektoral, Gjiknuri prezanton Pandeli Majkon, si drejtues politik i Qarkut të Kukësit

Politikë | 4 vite më parë

Me afrimin e zgjedhjeve vendore, socialistët nisin edhe organizimin elektoral. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka prezantuar sot në Kukës, drejtuesin e ri politik të Qarkut, ish- kryeministrin, Pandeli Majko.

Gjiknuri, nëpërmjet një postimin në rrjetin e tij social FB, nënvizon se PS, duke angazhuar në këtë detyrë një ish- kryeministër, një prej figurave kryesore të socialistëve, dëshmon për “vëmendjen në rritje të kësaj force politike për Kukësin, Hasin dhe Tropojën”.

“Në Kukës, ku prezantova para strukturave të Partisë Socialiste Pandeli Majkon, si drejtuesin e ri politik të këtij Qarku. Shpreha bindjen se z. Majko, do të jetë në gjendje që, falë eksperiencës së gjatë politike, t’u gjendet sa më pranë qytetarëve të këtij Qarku, jo vetëm duke ndikuar në shtimin e projekteve të qeverisë dhe donatorëve, por edhe nxitjen e nismave të përbashkëta ekonomike/zhvilluese me komunat më të afërta kufitare në Kosovë. Angazhimi në këtë detyrë i një ish-kryeministri dhe një prej figurave kryesore të familjes sonë politike, tregon qartë për vëmendjen në rritje të Partisë Socialiste për qytetarët e Kukësit, Hasit e Tropojës”, shkruan Gjiknuri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme