Balla për protestat: Shqiptarët s’bëhen “mish për top” për Berishën dhe Metën

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, nuk beson se shqiptarët do të përdoren nga opozita për protestat e saj anti-qeveritare.Ai është i vetëdijshëm se ajo që e quan “inflacion i luftës” për shkak të luftës në Ukrainë, ka goditur shqiptarët, por beson fort se masat e marra nga qeveria për të mbrojtur qytetarët janë më të forta se thirrjet e opozitës për protesta.

“Shqipëria po përballet me inflacionin e luftës. Vëmendja jonë është tek familjet që po vujanë çmimet e larta. Ne jemi vend importues drithrash, energjie elektrike, ushqimesh. Qeveria ka arritur që me këtë buxhet që ka Shqipëria, të ruajë të paprekur çmimin e energjisë elektrike. Këtu, si në të gjithë Evropën dhe në SHBA, po luftohet me inflacionin, jo me bomba. Shpërthimi i kësaj bombe është tek çmimet. Luftrat duan solidaritet. Pastaj, se ka elementë të caktuar që luftën duan ta përdorin për instrumentin e tyre politik, si shpresa e vetme për të fituar kredibilitet politik, le ta bëjnë. Kush mendon se do të marrë shqiptarët “mish për top” për hallin e vet që i ka rënë, se nuk ka hall më të madh se ky i Berishës, nuk besoj se shqiptarët mund të mashtrohen nga binomi mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.”- u shpreh Balla.

Ai u tregua i sigurtë se qeveria do të ndërhyjë edhe për mosrritjen e çmimit të druve të zjarrit, përpara ardhjes së dimrit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme