Berisha replikon me Bardhin: As unë nuk pranoj kushte! Nuk tërhiqem nga primaret

Fjala “kushtet” për bisedime mes palëve në PD, duket se është në krye të debateve që vijojnë, edhe pse në parim është rënë dakord për të “hulmutuar” mundësitë e bashkëpinimit në zgjedhjet vendore.
Pas deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, i cili është caktuar nga grupimi i Alibeajt për të kontaktuar me grupimin e “Rithemelimit”, që deklaroi se “nuk kemi kushte, por as nuk pranojmë kushte”, ka qenë Sali Berisha, i cili, pak orë më vonë, deklaroi si replikë se “as kam kushte, as nuk marr kushte”.
Berisha, para mbledhjes së kryetarëve të partive jo parlamentare, në një prononcim për mediat, deklaroi se është i hapur për bisedime, por s’do të heqë dorë nga primaret.
“As kam kushte, as marr kushte. Mirëpres këdo që dëshiron të kandidojë, të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe totale. Nuk mund të tërhiqem nga primaret. Janë kushtet i ekzistencës së kësaj force politike. Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqem nga primaret“- tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




