Sulmet kibernetike, Xhaçka: Ndodhin dhe në SHBA e vendet e BE, sistemet tona janë tërësisht funksionale

Politikë | 4 vite më parë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit është ndalur te sulmet kibernetike, duke deklaruar se falë ndihmës së ofruar nga NATO mbrojtja kibernetike do të jetë në një tjetër nivel. Sipas ministres, sulme të tilla nuk ndodhin vetëm  në Shqipëri, por edhe në SHBA dhe vendet e BE.

“Të gjithë jemi dëshmitar se pavarësisht masivitetit të sulmit, sistemet jo vetëm që nuk u shkatërruan, por janë tërësisht funskionale. Si mund të thuhet që kapacitete tona të mbrojtjes kibernetike nuk funksionojnë dhe të thuash që janë hedhur para kot, kur të dhënat nuk janë cenuar. Sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian dhe nuk është gjithnjë e mundur të parandalohet. Edhe garës së armatimeve brenda kësaj hapësire, ku hakerat do tentojnë të gjejnë dobësitë e vendeve dhe të sulmojnë. Rezultati i këtij sulmi do të kishte qenë shumë ndryshe nëse nuk do të kishim investuar edhe aq sa kemi investuar për mbrojtjen e tyre.

Sistemet tona rezistuan, ky është fakt dhe sot janë tërësisht funksionale. Mbrojtja jonë kibernetike rezultoi që të ishte aq efikase sa ishte pavarësisht sulmit masiv. Ajo që dua ti jap të drejtë kolegëve, është nevoja për të bërë më shumë në këtë drejtim. Jemi duke bërë pikërisht këtë, po punojmë me aleatët tonë të BE dhe të NATO-s. Ky është moment delikat që thërret për bashkim sepse vendi ynë është bërë pre e një agresioni të pajustifikuar”, tha ministrja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme