Interpelanca me Çuçin, Salianji: Martinajn e lajmëruat 5 minuta para që të largohej nga hoteli

Politikë | 4 vite më parë

Interpelanca me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi është shoqëruar me akuza nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, i cili solli në vëmendje rastin e Ervis Martinajt operacionet ndaj të cilit dekonspiroheshin nga vetë efektivët.

Salinaji tha se ka qenë vetë Policia e Shteti që e ka lajmëruar 5 minuta para Ervis Martinajn që të largohej nga hoteli ku ndodhej. Ai madje shtoi se edhe Gledis Nano u shkarkua se ishte i lidhur me SHBA dhe jo se nuk kishte plotësuar objektivat.

“5 minuta para se të shkonte në hotel, e keni lajmërua që të largohet, se keni pasur tjetër plan. Nanon e keni hequr vetëm se kishte lidhje me SHBA, nuk e keni hequr se nuk plotësoi objektivat”, tha Salianji.

Salianji përmendi edhe emërimin e Muhamet Rrumbullakut ku tha se qeveria duhet të kërkojë falje për emërimin e tij, pasi është i kapur nga kriminelët duke sjellë në vëmendje foton e Rrumbullakut që ishte në një tavolinë me biznesmenin Arben Frroku i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

“Duhet të kërkoni ndjesë se partia juaj ka dalë dhe ka thënë grupi çiftelia. Sot i ke drejtorët më të rëndësishëm pjesë e atij grupi. Dilni thuajani qytetarëve shqiptarëve. Nuk bëhen vrasjet me matematikë se keni krijuar pasiguri. I kap dot oligarkët? Ju jeni të fortë me të dobëtit dhe të dobët tmerr me të fortët”, tha Salianji.

Ervis Martinaj është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. Martinaj u denoncua i zhdukur nga familjarët, ndërsa u zbulua se efektivi i operacionale Jeton Lami ishte i lidhur me Martinaj dhe e ndihmonte atë të arratisej. Lami është lënë në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore .

Sipas hetimit rezultoi se më 5 dhe 7 gusht, Lami ka transportuar ndërmjet Durrësit dhe Tiranës biznesmenin Ervis Martinaj, në një kohë që ai ishte shpallur në kërkim. Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme