Salianji-Çuçit: Të kemi shpallur në kërkim, s’po ju kapim dot! Ministri nxjerr statistikat: Kemi ulur numrin e vrasjeve

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka thirrur në një interpelancë Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Salianji ka deklaruar se prej disa vitesh kriminaliteti në Shqipëri është rënduar. Salianji i ka drejtuar një sërë pyetjesh ministrit, të orientuara kryesisht te shkarkimi Drejtorit të Përgjtihshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, dhe te lufta e Policisë kundër krimit.
“Të kemi shpallur në kërkim, jemi bërë si ju me kriminelët, ju shohim, por nuk iu kapim dot, prej vitesh kriminaliteti hstë i rënduar, të gjithë ndeshen me pafuqinë e drejtuesve të policisë së shtetit që reflektohet edhe të policët e thjeshtë,. E kam kërkuar në kushte kur Shqipëria ishte përditshëm nën dhunën e kriminalitetit, shqetësim trafiku i paligjshëm i shqiptarëve dhe qeveria nuk pati asnjë reagim publik e jo më për të çuar përpara përgjegjësisë trafikantët, a ka plan qeveria dhe ministria e Brendshme për të luftuar krimin, nëse po cili, ka një objektiv të shkruar që duhet të punojë, masat e marra nga qeveria për të ndryshuar gjendjen e krimit të organizuar, a ka ndikuar dështimi i OFL dhe vettingut për t’i dhënë krah krimit, ju keni deklaruar se drejtori i policisë u shkarkuar për mos arritjen e objektivit, policia e paaftë të ndërhyjë te njerëzit që kanë lidhje me pushtetin, sa është numri i subjekteve të konstatuara që kanë kryer ndërtime të paligjshme apo e kanë shkelur ligjin, na vini listën e plotë të këtyre subjekteve, sa është numri që IKMT ka referuar në prokurori për ndërtimet pa leje. A janë marrë masa apo kallëzuar penalisht zyrtar për kanë shkelur ligjin”, tha Salianji.
Nga ana e tij Ministri Çuçi ka paraqitur disa statistika lidhur me punën e bërë nga Policia e Shtetit në luftën kundër kriminalitetit. Ministri nuk ka fshehur krenarinë për punën e bërë nga Policia e Shtetit për parandalimin e vrasjeve me dashje. Duke iu drejtuar Salianjit, Çuçi ka deklaruar se nga ana e tij nuk do t’i mungojnë asnjëherë përgjigjet për pyetjet dhe interesin për punën e Ministrit të Brendshëm.
“Për përgjigjet e pyetjeve që keni bërë besoj se përveç të fundit që është hera e parë që më ka ardhur për të tjerat kemi dërguar përgjigjen me shkrim. Të jeni i bindur që nuk do mungojë asnjëherë sa herë do kërkoni përgjigje për punën e ministrit të Brendshëm. Kjo është interpelanca e dytë që ju thërrisni. Në lidhje me pyetjet që keni bërë, me thënë të drejtën nuk jam shumë komod ta filloj një debat parlamentar me disa statistika të ftohta pa shpirt që nuk flasin. Por duke qenë se vazhdimisht i afrohet publikut një keqinformim i qëllimshëm dua ta filloj këtë interpelancë me statistikat që lidhen me kriminalitetin dhe krimet e rënda në Shqipëri. T’ia lejmë matematikës dhe jo opinionit. Plagosjet e rënda i gjetën 163 raste në vitin 2013 dhe i ulëm në 140 në vitin e kaluar. Vjedhjet me pasojë vdekjen i gjetëm 6 dhe zero në vitin e kaluar. Vjedhjet me armë ishin 96 dhe u bënë 11. Narkotikët, të gjithë indikatorët që lidhen me këto vepra penale flasim qartë për rritjen e zbulueshmërisë së rasteve.
Gjeta një të vitit 2006 ku ishin evidentuar 444 raste të ndëshkimit. Në vitin 2021 i kemi çuar mbi 3000. Te numri i vrasjeve me dashje, çdo njeri që do të mësojë të vërtetën. Në 2007 ishin 103 vrasje me dashje, 2011 me 142 viktima, në vitin 2013 107 vrasje me dashje me 124 numër viktimash dhe pas këtij viti fillon një trend zbritës deri në 2021 që e kemi ulur 61 numër vrasjesh. Këto janë statistika. Kemi edhe 8-mujorin që kemi 36 vrasje me dashje me 41 viktima. Nuk mund të jem krenar për mesatarisht 60 vrasje me dashje dhe 74 viktima në vit por duke parë shifrat që mesatarja nga 2006-2013 ka qenë me 105 vrasje këtu duhet të bëjmë të gjithë diferencën dhe duhet t’i themi faleminderit policisë së shtetit për punën që ka bërë për parandalimin e vrasjeve me dashje”, tha Ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




