Meta thirrje qeverisë: Ndaloni grabitjen te inceneratori, plotësoni kërkesat e pedagogëve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me protestat e pedagogëve për rritjen e pagave. Në një postim ne Facebook Meta i drejtohet qeverisë të ndalojnë së grabituri inceneratorin pasi sipas tij vetëm një pjesë e vogël e taksave që vidhen do të mjaftonte për të plotësuar kërkesat legjitime të pedagogëve dhe studentëve.
Në një video të publikuar prej tij, bashkangjitur Meta shkruan se në kohën kur ishte kryeministër, rriti pagat për pedagogët 45% deri në 50%.
“Edhe në vitin 2001, situata ekonomike ishte e vështirë, por unë si Kryeministër vendosa të rrisja pagat për pedagogët 45% deri në 50%.
Ndaloni grabitjen te inceneratori dhe vetëm një pjesë e vogël e taksave që vidhen do të mjaftonte për të plotësuar kërkesat legjitime të pedagogëve dhe studentëve”, shkruan Meta.
Pedagogët do të mblidhen të mërkurën e 5 tetorit në orën 11:00 në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ministrja e Arsimit pak ditë më parë priti në një takim Sindikatën e universiteteve por ende palët nuk kanë gjetur dakordësinë e plotë për kërkesat që kanë pedagogët duke i detyruar që të nisin protestat.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




