Partia e Lirisë dhe deputetët e PD që përkrahin Berishën kërkojnë mocion me debat në Kuvend me drejtuesit e ERE

Partia e Lirisë dhe deputetët demokratë që përkrahin Sali Berishën kanë dorëzuar në Kuvend një kërkesë për mocion me debat me drejtuesin e ERE-s lidhur me rritjen e çmimit të energjisë mbi fashën 800 kwh.
Kërkesa është firmosur nga 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe 11 deputetë të PD përkrahës të Berishës. Në kërkesën drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollla deputetet theksojnë se modeli i financimit të sistemit të energjisë dhe administrimi i tij ka dështuar dhe se nuk po bëhet asgjë me humbjet energjisë në rrjet që vijnë nga keqmenaxhimi.
Deputetët theksojnë gjithashtu se rritja e çmimit të energjisë mbi fashën 800 kwh do të prek 80 mijë familje.
Më herët qeveria vendosi që të mos nis zbatimin e fashës deri në 800 kwh për muajin tetor me arsyetimin se rezervat hidrike janë përmirësuar dhe se qytetarët janë ndërgjegjësuar të kursejnë.



/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




