Në listën e hakerave dhe emrat e Spiropalit, Peleshit dhe Kodhelit, Ministrja: Qesharake, listë me emra pa lidhje

Politikë | 4 vite më parë

Ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas publikimit të të dhënave të sistemit MEMEX nga hakerat iranianë, në listën e të cilëve janë edhe emrat e ministres, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, dhe ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Me një postim në Facebook, Spiropali shkruan se emrat në listë, të postuara nga hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë,  janë pa lidhje. Ajo dënon reagimet politike dhe akuzat e hedhura ndaj saj, Peleshit dhe Kodhelit pas publimit të kësaj liste.

“S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde!  Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën. Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”, shkruan Spiropali.

Hakerat iranianë pretendojën se kanë publikuar databazën e sistemit policor MEMEX, me emrat e personave të dyshuar për krime të ndryshme në vend.  Megjithatë, Policia ka reaguar duke përgënjeshtruar të dhënat, që sipas tyre nuk kishin lidhje me listat nga “MEMEX”.

Hakerat iranianë pretendojnë se kanë publikuar databazën e sistemit policor MEMEX, me emrat e personave të dyshuar për krime të ndryshme në vend.  Megjithatë, Policia ka reaguar duke përgënjeshtruar të dhënat, që sipas tyre nuk kishin lidhje me listat nga “MEMEX”. Sipas Policisë, sistemi MEMEX nuk është prekur dhe se të dhënat e publikuara nuk kanë asnjë lidhje me databezën e sistemit policor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme