Putin zyrtarizon aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës/ Xhaçka: Shkelje e parimeve të Kartës së OKB, nuk e njohim

“Shqipëria dënon referendumet të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara“. Kështu ka deklaruar Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Në një postim në rrjete sociale, Xhaçka shprehet se aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.
“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara. Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”,shkruan ministrja.

Më herët Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dekrete për njohjen e pavarësisë së rajoneve Zhaporozhye dhe Kherson. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot (30 shtator) projekt-rezolutë që dënon referendumet e mbajtura në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




