Meta publikon fjalimin e Ronald Regan: Tregon rrugëzgjidhjen për situatën e rëndë ku ndodhet Shqipëria

Politikë | 4 vite më parë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të fjalimit të Presidentit amerikan Ronald Regan ku sipas Metës tregon rrugëzgjidhjen për situatën e rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Sipas Metës është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit dhe kjo do të ndodhë vetëm nëpërmjet ushtrimit të së drejtës kushtetuese për Referendum.

“”We the People”, fjalimi i jashtëzakonshëm i Presidentit Ronald Regan tregon shumë qartë rrugëzgjidhjen edhe për situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot vendi ynë. Është koha për udhëheqjen, vendimmarrjen dhe qeverisjen e popullit dhe kjo do të ndodhë vetëm nëpërmjet ushtrimit të së drejtës kushtetuese për Referendum.  Është populli ai që i tregon i Qeverisë çfarë duhet të bëjë dhe çfarë i lejohet të bëjë dhe se asnjë Qeveri arrogante, e korruptuar dhe e papërgjegjshme nuk mund t’i shpëtojë llogaridhënies”, shkruan Meta.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme