Valteri sërish në SPAK: Solla prova të reja për pagesat e lobimit në SHBA

Halit Valteri është paraqitur sërish në SPAK ku sipas tij ka dorëzuar prova të reja që implikojnë Ilir Metën me pagesat e lobimit në SHBA. Ish deputeti Valteri sqaron se pjesë e provave të reja janë disa shkresa të firmosura nga Ilir Meta për kompaninë lobuese “Dutko.
“Kemi bërë dy kallëzime penale për grupin e koorporatës “Lëvizja Socialiste për Integrim”, ish-presidentit e Republikës dhe partinë e tij familjare. Sot kemi ardhur të paraqesim në SPAK përsëri prova të reja ku ka kontrata të firmosura nga vetë Ilir Meta me kompaninë lobuese “Dutko”, ku e çon totalin e të gjithë pagesave të lobimit në 1.2 mln dollarë të paguara nga taksat e shqiptarëve për të bërë pagesa lobimi në SHBA”, tha Valteri.
Ai ka bërë thirrje SPAK që të vijojë hetimet dhe të arrestojë ish presidentin.
“Janë prova që i kemi paraqitur dhe më parë, kemi sjellë dhe të tjera së bashku me sqarime të bëra për pika në dosje. Janë pjesa më e madhe e kontratave të nxjerra nga fara dhe SPAK nuk ka çfarë të presë më, të bëjë atë që presin të gjithë shqiptarët, arrestimin e Ilir Metës. Nuk jam i autorizuar të them se ku ka arritur puna e SPAK, por di që ka ecur para. Meta është nën hetim dhe së shpejti me provat e grumbulluara, shqiptarët do të kenë një ish president e ish kryeministër të arrestuar. Sa herë ka diçka kundër familjes Kryemadhi, është gjithmonë dikush që është kundërshtar i tyre. Lufta me inceneratorët vijon. Shpresoj që SPAK të vijojë të hapë petët e byrekut. Nuk dua t’i futem punës së si anatemohem por kushdo që ka kurajën të denoncojë familjen më të korruptuar në Shqipëri që ka zhvatur për të jetuar në luks”, tha Valteri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




