Këshilli i Sigurimit, Xhaçka: Veprimet e Rusisë, shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit ka dënuar sulmin rus të Ukrainës, teksa tha se veprimet e Moskës janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Sipas Xhaçkës, miliona njerëz në mbarë botë janë të uritur, si pasojë e luftës “të zgjedhur nga Putin”, teksa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë se duhet të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën.
“Mirëpresim vendimin e Presidencës franceze të KS, për ta mbajtur fokusin në çështjen e llogaridhënies. Veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Rusia ka zgjedhur ta injorojë hapur vazhdimisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, na kujton ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit. Mijëra njerëz kanë paguar me jetën e tyre për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit. Miliona në mbarë botën janë të uritur për shkak të luftës së zgjedhur të Putin. Ne si komunitet ndërkombëtar duhet të vazhdojmë të ndihmojmë në mbrojtjen e Ukrainës”, tha Xhaçka.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




