Zgjedhjet lokale 2023, Veliaj: Kushdo të jetë kundërshtari, jemi gati të vazhdojmë të shërbejmë!

Politikë | 4 vite më parë

Pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se është gati që të përballet me kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e ardhshme vendore, duke lënë të kuptohet se synon mandatin e tretë në krye të bashkisë më të madhe të vendit, shkruan ATSH.

Në një intervistë televizive zoti Veliaj theksoi se “strategjia që ai ka zgjedhur bashkë me kryeministrin dhe ministrat është puna e përditshme”.

“Fushata e përditshme si e kryeministrit, si e imja dhe e gjithë anëtarëve të qeverisë vazhdon në çdo moment” tha zoti Veliaj. “Për ne se është ditë, se është natë, se është dimër, se është verë, se është fushatë, se është një vit normal, kemi punuar me të njëjtin ritëm” shtoi ai. 

Zoti Velia theksoi gjithashtu se “Kushdo që të jetë kundërshtari, kurdo që të caktohet data nga presidenti, ne jemi gati që të vazhdojmë të shërbejmë”. 

Kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj i cili mban dhe detyrën e drejtuesit politik, theksoi se ndihet krenar për kolegët e tij që kanë arritur rezultate të suksesshme krahasuar me paraardhësit e tyre. “Unë jam krenar për të katër kolegët dhe kur të kërkohet rekomandimi im në Kryesi, pra për të bërë atë formalizimin zyrtar, sigurisht që do të jap një mendim pozitiv për të katër kolegë që në kushte spartane, kanë arritur rezultate të suksesshme krahasuar me paraardhësit e tyre”, nënvizoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme