Gjiknuri në Bundestag-un gjerman: Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri

Politikë | 4 vite më parë

Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri. Kjo temë ka qenë në qendër të vizitës që sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, zhvilloi në Bundestag-un gjerman. Gjatë kësaj vizite ai takoi Markus Töns, zv.kryetar i Komisionit të Çështjeve të BE-së.

Gjiknuri, në një postim në Facebook, shkruan se me Töns ndanë bindjen se “zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri”. “Mbetet me rëndësi Konferenca për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Berlin në muajin nëntor nën kujdesin e Kancelarit”, shkruan Gjiknuri.

“Gjatë takimit me Markus Töns, zv.kryetarin e Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag. Diskutuam për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, sfidat që po kalon familja evropiane dhe reforma që propozon Kancelari Scholz. Në këtë linjë mbetet me rëndësi edhe Konferenca për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Berlin në muajin Nëntor nën kujdesin e Kancelarit. Ndamë bindjen se zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri për të ardhmen e vet familjes evropiane, sidomos pas luftës në Ukrainë. Një linjë kjo edhe më e qartë tashmë në politikën e jashtme gjermane çka e ka vënë këtë vend partner të Shqipërisë në rolin e lokomotivës në procesin e zgjerimit”, shkruan Gjiknuri.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme