Gara për kreun e ri, Bardhi: Shqetësuese! Ndryshimet në këtë moment, ndërhyrje në hetimet e SPAK

Politikë | 4 vite më parë

Deputei i PD Gazment Bardhi e konsideron shqetësuese hapjen e garës për kreun e ri të SPAK. Në një postim në Twitter, Bardhi shprehet se çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve. Bardhi nënvizon se SPAK ka nevojë për nxitje dhe mbështetje.

“Lajmet për paracaktimin nga Qeveria të Kreut të ri të SPAK janë shqetësuese. SPAK ka nevojë për nxitje/mbështetje dhe çdo ndryshim në këtë moment do të ishte ndërhyrje në hetimet që SPAK ka në proces, përfshirë megaaferën e inceneratorëve!”, shkruan Bardhi.

Mandati i Arben Krajës në krye të SPAK është drejt përfundimit, ndërsa Prokuroria e Posaçme do të hapë garën për kreun e ri në mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mandati i Krajës përfundon në datën 18 dhjetor, ndërsa Këshilli duhet të hapë për kreun e ri garën 3 muaj para.

 KLP ka nisur mbledhjen e parë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme