Integrimi/ Nesër takimi i parë Shqipëri-BE për legjislacionin që do të negociohet

Politikë | 4 vite më parë

Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të mbajnë të enjten (15 shtator) takimin e parë për shqyrtimin shpjegues të legjislacionit që do të negociohet me BE.

Burime diplomatike nga Brukseli i thanë Televizionit Publik se takimi do të kryesohet për palën shqiptare nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ndërsa për palën europiane nga drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit është e vendosur në Bruksel me rreth 1650 anëtarë të stafit në Bruksel dhe në delegacionet e BE-së në vendet partnere, që punojnë nën autoritetin politik të Komisionerit Olivér Várhelyi dhe menaxhohen nga  ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm Maciej Popowski .

Ndërkohë që nga e hëna Grupi i Punës i Këshillit të BE-së për Zgjerim dhe për vendet negociuese për anëtarësim në BE – COELA, zhvilloi takime në Tiranë me autoritetet më të larta.

COELA ose  struktura e përbërë nga diplomatë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së është përgjegjëse për procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet me vendet kandidate që janë duke negociuar për anëtarësim në BE, mandat në të cilin vizitoi për herët ë parë Shqipërinë.

KOELA kryesohet nga presidenca e radhës e Këshillit të BE-së, aktualisht nga një diplomat i Misionit të Përhershëm të Republikës Çeke në BE.

Vizita që ndiqet paralelisht edhe në Maqedoninë e Veriut, pason vendimin e Këshillit të BE-së për transferimin e dosjeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në grupin e punës përgjegjës për vendet që janë në procesin e negociatave me BE-në.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme