Takimi me Ramën në Tiranë, Kurti: Diskutuam për sigurinë kibernetike dhe krizën energjetike

Politikë | 4 vite më parë

Siguria kibernetike, kriza energjetike dhe Procesi i Berlinit, kanë qenë tre temat për të cilët diskutuan kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Albin Kurti, në takimin e zhvilluar në Tiranë të martën.

Kryeministri i Kosovës ka bërë me dije se fillimisht mes dy liderëve u diskutua mbi sigurinë kibernetike dhe si Shqipëria përballoi sulmet kibernetike të Iranit.

“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë pune, ka qenë një takim i nevojshëm, e para është siguria kibernetike, kjo ka qenë tema e parë. Ne jemi takuar për të diskutuar për sulmet me të cilat janë përballur dhe për krizat energjetike. Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur. Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlint, sepse ju e dini që takimet e mëhershmë të procesit të Berlinit janë bërë nga Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri”, ka thënë Kurit. Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, tha Kurti.

Kurti dhe Rama u takuan dje (13 shtator) në “Vilën 31”, në një takim që zgjati për rreth 2 orë dhe që u zhvillua me dyer të mbyllura.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme