Izraeli ofron ndihmë kibernetike për Shqipërinë pas sulmeve të Iranit

Politikë | 4 vite më parë

Izraeli ka ofruar ndihmë kibernetike për Shqipërinë pas sulmeve që vendi ynë ka pësuar nga Irani. Këto sulme kibernetike shërbyen edhe për prishjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit.

Prishja e këtyre marrëdhënieve diplomatike pas sulmeve kibernetike që iu bën shërbimeve publike online dhe sistemit TIMS në Shqipërinë është mbështetur nga Izraeli, i cili ka ofruar ndihmën e tij për ofruar ndihmën e tij për të shmangur sulme të tilla në të ardhmen.

Zëvendësministri i Jashtëm Idan Roll u takua me Ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhacka në margjinat e Konferencës për Formimin e Politikës së Jashtme Feministe në Berlin, ku ai “ofroi të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë në mbrojtjen kibernetike” dhe “shprehte vlerësimin e Izraelit” për vendimin e Tiranës për të dëbuar diplomatët iranianë.

“Kam folur me ministren e jashtme shqiptare Olta Xhaçka në konferencën FFP. Unë shpreha vlerësimin e Izraelit për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin dhe ofrova të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet Izrael dhe Shqipëri”, shkruan në twitter zv.minitri i Jashtëm i Izraelit.

Javën e kaluar, Shqipëria fajësoi Iranin për një sulm kibernetik të 15 korrikut që mbylli përkohësisht shumë shërbime dhe faqe interneti dixhitale të qeverisë shqiptare. Gjatë fundjavës, Ministria e Brendshme e Shqipërisë akuzoi Teheranin për një sulm shtesë ndaj sistemit TIMS që synonte sistemet kompjuterike të policisë kombëtare.

Kryeministri Edi Rama tha se një hetim përcaktoi se sulmi kibernetik i korrikut nuk ishte kryer nga individë apo grupe të pavarura, duke e quajtur atë një “agresion shtetëror”. Të dy vendet kanë qenë armiq të ashpër prej vitesh, që kur Shqipëria mirëpriti anëtarët e opozitës Muxhahidinët Popullorë të Iranit (MEK).

Irani hodhi poshtë akuzat se qëndron pas sulmit kibernetik si “të pabazë” dhe e quajti vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike “një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër”.

Vendimi i Shqipërisë për të prishur marrëdhëniet diplomatike me Iranin u mbështet edhe nga SHBA.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqishëm sulmin kibernetik të Iranit. Ne i bashkohemi thirrjes së kryeministrit Rama që Irani të mbajë përgjegjësi për këtë incident kibernetik të paprecedentë.” tha në një deklaratë zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

Izraeli dhe Irani gjithashtu kanë akuzuar njëra-tjetrën prej vitesh për sulme kibernetike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme