Partia e Lirisë mban sot protestën e parë te Inceneratori i Tiranës

Partia e Lirisë do të mbajë sot (13 shtator) në orën 18:00 protestën e parë te Inceneratori i Tiranës, ku siç ka bërë me dije kreu i kësaj partie Ilir Meta është protesta e qytetarëve të cilët qeveria po i zhyt në varfëri ekstreme. Meta ka vendosur që protesta të mbahet te Inceneratori i Tiranës, atë të cilën e konsideron si “kryevepra” e paligjshmërisë dhe korrupsionit.
Më herët, kreu i Partisë së Lirisë ka deklaruar se do goditet skema mafioze që po shkatërron shëndetin e qytetarëve dhe se Partia e tij do të denoncojë me forcë çdo aferë dhe akt mafioz.
“Protesta e 13 Shtatorit është protesta e qytetarëve! Shqiptarët duhet të protestojnë çdo ditë dhe çdo minutë, sepse korrupsioni galopant i Qeverisë po i zhyt në varfëri ekstreme dhe po i dëbon nga Shqipëria!
Të martën, ora 18:00, takohemi të gjithë tek inceneratori i Tiranës, “kryevepra” e paligjshmërisë dhe e korrupsionit. Të gjithë duhet të denoncojmë me forcë çdo aferë, çdo akt mafioz, çdo korrupsion kudo ku ndodh”, ka thënë Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



