Meta reagon ndaj Krajës: Më i rëndësishëm hetimi për inceneratorët, se ai ndaj meje

Për kryetarin e PL-së, Ilir Meta, hetimet ndaj tij nuk janë më të rëndësishme se hetimet për inceneratorët. Reagimi i Metës erdhi pasi u pyet në lidhje me hetimin ndaj tij të hapur nga SPAK, gjë që u nënvizua edhe nga kreu i këtij institucioni, Arben Kraja, gjatë një interviste në RTSH për emisionin “Pa Censurë” të gazetares Elona Meço. “Të rëndësishme janë vetëm hetimet për inceneratorët.”- deklaroi Meta.
Ai u shpreh se Edi Rama është autokrat, por nuk do të arrijë qëllimin që ka ndaj tij. Më tej Meta e cilësoi kryeministrin “një legen që erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë si kurbani i Ilir Metës”.
“U uroj suksese në veprimtarinë e tyre. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi. Për ne të rëndësishme janë Inceneratorët. Ai është autokrat, unë jam Ilir Meta. Ta shikojmë diktaturën e tij. Ai është një legen. Ai e di shumë mirë që është një legen. Ai do qajë. Ai erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë nga politika si kurban i Ilir Metës”, tha Meta në një emision televiziv.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




