Peleshi merr pjesë në takimin e pestë të Grupit të Kontaktit për Ukrainën

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën. Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se Shqipëria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën brenda kapaciteteve ndaj Ukrainës në përballjen me agresionin rus.
Në Bazën Ajrore amerikane, në Ramstein, Gjermani, ku me ftesë të Sekretarit të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, z. Lloyd Austin, së bashku me Gjeneral Arben Kingjin, morëm pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes për Ukrainën. Shqipëria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar mbështetjen dhe ndihmën brenda kapaciteteve tona, për të zbutur pasojat që rrjedhin nga lufta.
Në takimin e pestë që u mbajt në Bazën Ajrore amerikane në Ramstein, Gjermani morën pjesë ministra dhe shefa të shtabeve nga mbi 50 vende të botës si dhe të Ukrainës.
Vendet pjesëmarrëse konfirmuan unitetin dhe zotimin në mbështetje të Ukrainës, përballë agresionit rus.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




