Kriza energjitike/ Rama thirrje bizneseve: Prodhoni energji diellore, ofrojmë mbështetje në investim

Politikë | 4 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me dhomat e biznesit mbi rekomandimet e tyre për përmirësimin e klimës dhe forcimin e dialogut për të rritur kontributin në funksion të zhvillimit ekonomik e social të vendit.

Gjatë fjalës së tij Rama i bëri thirrje bizneseve që të nisin prodhimin e energjisë diellore pasi është fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot e energjisë për biznesin. Rama siguroi mbështetje në investimin e biznesit për të prodhuar konsumin e energjisë vetë nga dielli.

“Dëshiroj të theksoj nevojën që të nxisim kalimin e konsumit energjetik dhe biznesi mund ta paraprijë. Me burim energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë që investimet për të prodhuar energji në fabrikë të pranohen nga shteti si investime që duhet të përkthehen në shkëmbim energjie në rrjet. Nuk e ka shpikur Akoma bota formulën për të future në rrjet energjinë diellore.

Çdo investim që bëhet në një vend si Shqipëria për të prodhuar konsumin e energjisë vetë nga dielli është fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot e energjisë për biznesin. Ne jemi krejtësisht të hapur të konsiderojmë instrumente për t’i bërë këto investime. Nuk dëshiroj të hedhim ide të pakoadura por i mirëpresim idetë nga ju dhe kushdo tjetër si mund të lehtësojmë investimin”, tha Rama.

Rama tha se do të krijohen kushtet në bashkëpunim edhe me bizneset që të ketë më shumë burime njerëzore të kualifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT. Ai shton në këtë mënyrë iu jepet mundësia shumë vajzave dhe djemve të kenë një pagesë të mirë.

‘Do të ndërmarrim një proces intensiv kontaktesh me kompanitë për të informuar me krijimin e kushteve sot në Shqipëri për të zhvilluar përmes kurseve që sot në Shqipëri ekzistojnë në mënyrë që biznesi të ketë shumë më tepër burime njerëzorë të kulifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT.

Është e domosodoshme që kompanitë të marrin pjesë duke financuar ato burime njerëzore që duan për vete. Kërkesat e kompanive për më shumë burime njerëzore të kulfikuara në IT janë të shumta dhe janë në rritje. Të gjitha kompanive, kujt më shpejt dhe kujt më vonë i lind kjo nevojë. Tu japim mundësi shumë vajzave dhe djemve që të mirëpaguhen” tha Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme