Vdekja e Elizabeth II/ Ambasada britanike në Tiranë hap dyert për ngushëllim, Begaj: E paharruar

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti i Bajram Begaj ka lënë një mesash në Librin e Ngushëllimeve të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Ishte thellësisht trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të monarkes më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth-it, Mbretëreshës Elizabeth II. Ju dërgoj ju, Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit tuaj ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe të Mbretëreshës suaj të dashur. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit. Kujtimi i saj do të jetë i paharruar!”, shkruan Begaj në mesazhin ngushëllues.

Kreu i Shtetit u prit nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, Alastair King-Smith.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta ditën e djeshme (8 shtator) në moshën 96-vjeçare.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme