Pas Begaj, presidenti i Italisë Sergio Mattarella zhvillon takim me Ramën

Në vizitën e tij zyrtare në Tiranë, presidenti i Italisë Sergio Mattarella ka takuar kryeministrit e vendit Edi Ramën. Pas fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Rama vajti në Kryeministri për të pritur në takim Mattarellën ku dhe patën një diskutim kokë më komë me ekipet e punës.
Duke falënderuar Presidentin italian për vizitën, Kryeministri Rama vlerësoi se Italia ka qenë dhe do të mbetet një vend mik dhe partner kyç i Shqipërisë, në rrugën e zhvillimit ekonomik, si dhe një mbështetëse e vendosur e rrugëtimit të saj europian.
Kryeministri Rama dhe Presidenti italian Mattarella diskutuan mbi bashkëpunimin e frytshëm mes vendeve në fushën e bujqësisë, turizmit, arsimit, shërbimeve, si dhe dakordësuan angazhimin për vijimin e një bashkëpunimi edhe më intensiv në këto fusha, me interes të ndërsjellë mes vendeve.
Mattarella po zhvillon një vizitë 2-ditore zyrtare në Tiranë, ku ditën e sotme u prit me ceremoni shtetërore nga presidenti i vendit Bajram Begaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




