Sali Berisha “non grata” edhe nga BE? Balla: Mos u çudisni

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka paralajmëruar shpalljen “non grata” të Kryetarit të Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha edhe nga Bashkimi Evropian. Balla deklaron se është “turp” që Berisha vijon të “përdhosë” Kuvendin.
Kujtojmë se pas SHBA, Britania e Madhe shpalli “non grata” në muajin korrik Sali Berishën, si të përfshirë në korrupsion dhe me lidhje të qarta me grupet kriminale duke rrezikuar sigurinë e Shqipërisë.
“Për tradhëtira, për babëzira ajo që ja kam thënë shpesh është në turpin e këtij Kuvendi që një “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni dhe nga BE vazhdon të livadhisë i qetë, ndërkohë që nga gjithë ai përbetim gjatë verës se opozita do bëjë namin, mesa duket vetëm dasma është lajm i kësaj dite”, tha Balla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




