Ngrirja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Meta: Vendimi i qeverisë korrekt, por shumë i vonuar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmeve kibernetike ndaj sistemeve qeveritare.
Në një postimi në Twitter, Meta shkrua se dënon ashpër shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Irani, ndërsa vendimin e qeverisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike e konsideron korrekt, por shumë të vonuar.
“Dënoj edhe një herë me forcë shkeljen e fundit të sigurisë kombëtare të Shqipërisë nga Republika Islamike e Iranit. Reagimi i sotëm i qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike është korrekt por shumë i vonuar. Sulmi kibernetik dhe qëllimi keqdashës nga ky vend duhet të nxisin vigjilencën, përgatitjen dhe bashkëpunimin serioz t# Shqipërisë me NATO-n dhe BE-së, në marrjen e të gjitha masave për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe vendit”, shkruan Meta në Twitter.
Shqipëria ngriu këtë të mërkurë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, të cilin e akuzon se fshihet pas sulmit kibernetike që përfshiu shërbimet publike online në vend. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria i ka kërkuar ambasadës së Iranit largimin brenda 24 orëve nga Shqipëria. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Irani kishte angazhuar 4 grupe për sulmin ndaj Shqipërisë, ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




