Sulmi kibernetik nga Irani, Maqedonia e Veriut: Mbështesim Shqipërinë, iu rrezikua siguria kombëtare

Politikë | 4 vite më parë

Ministria e Jashtme Maqedonisë së Veriut ka mbështetur vendimin e Shqipërisë për të ndalur marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dënon sulmin kibernetik që u bë ndaj shërbimeve publike online shqiptare nga hackera pro-iranian. Maqedonia e Veriut shprehet se sulme të tilla rrezikojnë sigurinë e Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare.

“Maqedonia e Veriut solidarizohet me Qeverinë e Shqipërisë, i mbështet masat e marra në këtë kontekst dhe bën thirrje për përgjegjësi për autorët e aktiviteteve të tilla malinje destabilizuese, që e rrezikojnë jo vetëm sigurinë nacionale të Shqipërisë, por kanë edhe implikime më të gjera rajonale dhe ndërkombëtare. Sulmet e këtilla destruktive paraqesin shkelje flagrante të normave të së drejtës ndërkombëtare, përpjekje për të minuar sovranitetin e Shqipërisë si dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve dhe institucioneve të saj.

Me qëllim mbrojtjen e interesave të saja, por edhe të interesave të secilit vend anëtar të NATO-s dhe aleatëve të tij, mbetemi të unifikuar në kuadër të Aleancës në ballafaqimin me të gjitha sfidat që i kanosen rendit dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në reagim.

Shqipëria vendosi të ngrijë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, ndërsa i ka kërkuar ambasadës së Iranit në Tiranë largimin brenda 24 orëve nga Shqipëria.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme