“Bujqësia në krizë”, PD propozon marrjen e masave urgjente: Ja si nxitet prodhimi vendas

Politikë | 4 vite më parë

Partia Demokratike ka deklaruar se bujqësia ndodhet në krizë. Në një deklaratë për media Kryetari i PD Lushnje, Eduart Sharka ka propozuar marrjen e disa masave emergjente për nxitjen e prodhimit vendas dhe frenimin e braktisjes së bujqësisë dhe zonave rurale. Sipas Sharkas, qeveria duhet të alokojë fondim e mjaftueshëm për furnizimin me naftë pa taksa 50 % e ngelur të fermerëve të cilët kanë aplikuar, janë shpallur fitues dhe nuk përfitojnë për mungesë fondesh.

Po ashtu, Sharka i bën thirrje qeverisë që të dyfishojë kuotën mbështetëse për një Ha të mbjellë me grurë, nga 30 mijë në 60 mijë lekë, dhe të heqë kriteret diskriminuese.

“Partia Demokratike, në konteksin e krizave botërore, dhe situatës së vështirë ku ndodhet sot bujqësia, vlerëson si emergjente marrjen e disa masave të menjëhershme për të nxitur prodhimin vendas,dhe frenuar braktisjen e bujqësisë dhe të zonave rurale. Për këtë propozojmë: 1-) Për nxitur mbjelljet e sezonit të vjeshtës, i kërkojmë qeverisë të alokojë fondin e mjaftueshëm për të furnizuar me naftë pa taksa 50%-shin  e ngelur të fermerëve të cilët kanë aplikuar, janë shpallur fitues dhe nuk përfitojnë për mungesë të fondeve. 2-) Të dyfishojë kuotën mbështetëse për një Ha të mbjellë me grurë, nga 30 mijë në 60 mijë lekë, dhe të heqë kriteret diskriminuese si ai që përfitojne vetëm ata që mbjellin mbi një hektare, sepse vetëm ky kriter përjashton mbi 70% të fermerëve nga kjo skemë. Gjithashtu të shmangen burokracitë e tjera, që i kushtojnë fermerit me shumë se tarifa që do të përfitojë. 3-) Plotësimin me fondin e nevojshëm të skemës mbështetëse për blektorinë për të paguar 50%-shin e mbetur të blektorëve të kualifikuar. Aktualisht kanë aplikuar 6 mijë blegtorë dhe viza e kuqe është te numri 3 mijë.

4-) Korigjimi i menjëhershëm i politikave fiskale që prekin sektorin e bujqësisë: a-) Korrigjimin e ligjit për TVSH-në duke barazuar shkallën e TVSH në shitje me atë në blerje për qarkullim e brendshëm të produkteve bujqësore e blektorale që furnizohen nga prodhuesit me statusin “Fermer”. Për këtë “gafë fiskale” të qeverisë  sot një konsumator shqiptar kur blen një produkt fermeri në treg te formalizuar paguan 22-27% TVSH kur duhet të paguaj vetëm 20% dhe një subjekt tregtar që furnizon këtë produkt paguan 20%  tatim mbi xhiron, në vend që të paguajë 20% tatim mbi vlerën e shtuar. Pikërisht për këto arsye qarkullimi i brendshëm i këtyre produkteve është 90% informal. b-) Njohjen si të kreditueshme të tvsh-së së paguar në blerje për eksportuesit e produkteve bujqesore që furnizohen nga prodhuesit me statusin “Fermer”. c-) Zerimin e TVSH -së për imputet bujqësore që aktualisht është 10%. Ndërkohë që të gjitha qeverite e botës bëjnë ulje të barrës fiskale për prodhuesit bujqësor, kjo qeveri bën të kundërtën.  d-) Heqjen e 5% Tatim Fitimi për SHBB (Shoqeritë e Bashkëpunimit Bujqësor) dhe njesim të statusit të tyre me statusin fiskal të prodhuesit me status “Fermer””, propozoi Sharka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme